Ujësjellësi “Prishtina” apelon tek qytetarët për shfrytëzim racional të ujit të pijshëm - Gazeta Express
string(85) "ujesjellesi-prishtina-apelon-tek-qytetaret-per-shfrytezim-racional-te-ujit-te-pijshem"

Instant

Gazeta Express

23/06/2021 22:34

Ujësjellësi “Prishtina” apelon tek qytetarët për shfrytëzim racional të ujit të pijshëm

Instant

Gazeta Express

23/06/2021 22:34

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që ta shfrytëzojnë ujin sa më racionalisht në këto ditë shumë të nxehta.

Kjo kompani përmes një komunikate për media ka njoftuar se kërkesa për ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme është rritur shumë,  por  furnizimi me ujë të pijshëm është stabil.

“Po mbretërojnë temperatura të larta në vendin tonë. Kërkesa për ujë të pijshëm sot ka filluar të rritet jashtëzakonisht. Furnizimi me ujë të pijshëm është stabil. Shpenzoni racionalisht ujin, që mos të kenë problem pikat e larta të furnizimit”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.