Ujë, mjaltë dhe limon për një imunitet më të fortë - Gazeta Express
string(49) "uje-mjalte-dhe-limon-per-nje-imunitet-me-te-forte"

Gazeta Express

10/03/2020 17:49

Ujë, mjaltë dhe limon për një imunitet më të fortë

Gazeta Express

10/03/2020 17:49

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për ta hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C.

Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme tretjen. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C  dhe antioksidantëve.

Lexo Edhe:

Uji me limon rekomandohet të pihet që në mëngjes por edhe gjatë tërë ditës. Nëse ai kombinohet me mjaltin ofron përfitime të dyfishta, sidomos kur pihet esëll dhe në bark të zbrazët.

Kjo përzierje e forcon imunitetin, dhe organizmi është më i aftë të përballet me bakteret dhe problemet e tjera shëndetësore.

Ulja e kolesterinës– konsumimi i kësaj pijeje në mëngjes ndihmon edhe në uljen e kolesterinës së keqe në gjak. Një gjë e tille do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të pengojë shumë probleme kardiovaskulare.

Mbipesha- limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ju bën të ndiheni të ngopur. Ky kombinim është i duhuri sidomos për njerëzit, të cilët dëshirojnë të humbin peshë.

Plogështia- prania e shumë vitaminave dhe mineraleve në këtë pije, ju ndihmon të keni më shumë energji gjatë ditës. Kjo pije ndihmon edhe në luftimin e disa sëmundjeve, siç është bronhitisi, astma dhe sëmundjet të tjera të lidhura me mushkëri.

Për përgatitjen e kësaj pije, ju nevojitet një gotë me ujë të vakët, lëngu i dy limonëve dhe një lugë gjelle mjaltë. Përziejeni mirë dhe filloni ta konsumoni lëngun esëll. Ky trajtim duhet të bëhet 2-3 herë në javë. /Gazeta Express