UFC: Jones merr pëlqimin për të luftuar për titullin e botës në kategorinë e rëndë - Gazeta Express
string(81) "ufc-jones-merr-pelqimin-per-te-luftuar-per-titullin-e-botes-ne-kategorine-e-rende"

Gazeta Express

27/08/2020 10:40

UFC: Jones merr pëlqimin për të luftuar për titullin e botës në kategorinë e rëndë

Gazeta Express

27/08/2020 10:40

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se Jon Jones, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), titull nga i cili hoqi dorë pak kohë më parë, meriton të luftojë për titullin kampion në peshën e rëndë.

Jones deklaroi se është gati të ngjitet në peshën e rëndë nëse UFC-ja i garanton duelin për titull.

Lexo Edhe:

“Sigurisht që Jon do të duelojë për titull. Ai është i pamposhtur, nuk është mposhtur kurrë në kafaz për vite. Do t’i japim një shans për të provuar veten edhe në këtë Divizion të ri”, u shpreh Dana White.

Problem do të jetë konkurrenca, pasi Stipe Miocic, kampion i peshës së rëndë, pritet të duelojë me Francis Ngannou në fund të këtij viti. Kjo do të thotë që Jon Jones nuk mund të duelojë për titull deri në vitin 2021./Telesport/