UFC-ja rikthehet këtë fundjavë - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

04/05/2020 9:58

UFC-ja rikthehet këtë fundjavë

Sporte tjera

Gazeta Express

04/05/2020 9:58

Pas shtyrjes 3-javore (duhej të ishte zhvilluar më 18 prill), eventi i shumëpërfolur UFC-249 do të zhvillohet këtë fundjavë në Jacksonville të Florida, në Amerikë.

 Ky event, për shkak të pandemisë “Covid-19”, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

UFC ka marrë të gjitha masat që ky event të zhvillohet pa probleme, nën masa të rrepta higjene e sigurie, për të garantuar shëndetin e sportistëve, stafit të tyre, gjyqtarëve dhe organizatorëve.

Gjithsej do të zhvillohen 12 duele në këtë event, ky spikatin dy sfidat e fundit. Për titullin kampion të peshën “bantamëeight” për meshkuj do të duelojnë kampioni në fuqi Henry Cejudo dhe Dominick Cruz.

Sfida kryesore e eventit është ajo mes Tony Ferguson dhe Justin Gaethje, e vlefshme për titullin e përkohshëm të peshës së lehtë. Në këtë duel, Gaethje ka zënë vendin e Khabib Nurmagomedov, kampionit të botës në këtë peshë.