Jasir Asani shënoi një gol të bukur në ndeshjen Shqipëri-Poloni, për ta zhbllokuar këtë sfidë dhe për ta fituar ndeshjen e tyre që i ngriti ata në vendin e parë
Me këtë fitore, Shqipëria praktikisht është e kualifikuar në Euro 2024, kur ka edhe tri ndeshje ku dy të tilla do t’i zhvillojë në shtëpinë e vet.
E goli i Jasir Asanit që u shënua në ndeshjen kundër Polonisë është zgjedhur më i miri nga UEFA dhe tifozët në këtë faqe.
E pas kësaj, Asani ka dalë me një njoftim në rrjetet sociale ku për këtë ka falënderuar më së shumti tifozët shqiptarë.
🇦🇱 Jasir Asani's golazo is your Goal of the Round! #EQGOTT | @AlipayPlus pic.twitter.com/i384AfXnmp
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 15, 2023
“Falënderoj gjithë shqiptaret kudo ne bote qe me kane votuar dhe UEFA sot me ka zgjedhur si goli me i bukur. Jam i lumtur qe po e” pushtojmë” UEFA-n në çdo here dhe uroj qe te mos jete kjo e fundit. Nuk do te ndalemi me kaq, faleminderit edhe njehere, pa ju nuk do te mundeshim 🦅🇦🇱💪🏼❤️🦁”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/