UEFA zbulon skuadrën e re të Pedros pasi i dha lamtumirën Chelseat - Gazeta Express
string(66) "uefa-zbulon-skuadren-e-re-te-pedros-pasi-i-dha-lamtumiren-chelseat"

UEFA zbulon skuadrën e re të Pedros pasi i dha lamtumirën Chelseat

Gazeta Express

10/08/2020 10:16

Sulmuesi spanjoll Pedro i dha lamtumirën Chelseat pas plot 5 sezonesh në Londër dhe zgjodhi të përshëndetet me klubin londinez, shokët e skuadrës e tifozët, nëpërmjet një letre falënderuese.

E ardhmja e spanjollit pritet të jetë në kampionatin italian, ku prej kohësh ka arritur marrëveshjen me verdhekuqtë e Romës, për të nënshkruar një kontratë të vlefshme për tre sezonet e ardhshme.

Lexo Edhe:

Klubi italian nuk e ka bërë ende zyrtarizimin e transferimit të Pedros, por ka qenë vetë UEFA që ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet një postimi, ku sqaron se pas një eksperience mjaft të bukur te Chelsea, sulmuesi do t’i bashkohet Romës.

“Një lamtumirë e ndjerë me Chelsean, nga një kampion bote. Shumë mendime pozitive ndaj Pedros, i cili do të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij fantastike, me skuadrën e Romës”, shkroi UEFA në Twitter.

Në 5 sezone me Chelsean, sulmuesi Pedro Rodriguez arriti të luajë plot 206 ndeshje dhe të shënojë 43 gola, ndërsa tani do të hapë një kapitull të ri me Romën, ku pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon.