string(82) "uefa-vendos-rreth-kerkeses-qe-finalja-angleze-e-liges-se-europes-te-luhet-ne-angli"

Sport

Gazeta Express

09/05/2025 12:02

UEFA vendos rreth kërkesës që finalja angleze e Ligës së Europës të luhet në Angli

Sport

Gazeta Express

09/05/2025 12:02

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për kërkesat që finalja e Europa League të luhej në Angli, pas kualifikimit të Manchester United dhe Tottenham.

Të enjten, Tottenham kaloi në finalen e parë të Europa League pas më shumë se 40 vitesh, duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Ndërkohë, United mposhti Athletic Club me shifrat 7-1, duke siguruar një finale angleze që do të luhet në stadiumin “San Mames” në Bilbao.

Pas këtij skenari, disa tifozë kërkuan që finalja të zhvendosej në Angli, por UEFA e ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhë.

Stadiumi “San Mames” kishte fituar të drejtën për të pritur finalen që në vitin 2021, dhe aty do të zhvillohet ndeshja.

Edhe pse United dhe Spurs kanë pasur një sezon shumë të dobët në Premier League (aktualisht në vendin e 15-të dhe 16-të), finalja është shansi i fundit për të shpëtuar sezonin e tyre.

Stadiumi në Bilbao ka një kapacitet prej 53,289 vendeve, shumë më pak se kërkesa e pritshme për bileta nga tifozët anglezë.

Secili klub do të marrë 15,000 bileta për tifozët e vet, ndërsa 11,000 bileta do të shiten në shitje të hapur. Biletat e mbetura do të shkojnë për sponsorët dhe paketat e mikpritjes.

Nëse finalja do të zhvendosej në Angli, mund të luhej në “Wembley” me kapacitet 90,000 vende, i cili atë ditë do të presë finalet e kategorive të ulëta.

Nuk është hera e parë që UEFA mban finalet angleze jashtë Anglisë.

Më 2021, Chelsea mposhti Manchester City-n në finalen e Champions League në Porto; në 2019, Liverpool fitoi Champions-in në Madrid, dhe Chelsea mposhti Arsenal-in në finalen e Europa League në Baku./GazetaExpress/