UEFA: Vendimi për anulimin e këtij sezoni, i parakohshëm dhe i paarsyeshëm - Gazeta Express
string(72) "uefa-vendimi-per-anulimin-e-ketij-sezoni-i-parakohshem-dhe-i-paarsyeshem"

UEFA: Vendimi për anulimin e këtij sezoni, i parakohshëm dhe i paarsyeshëm

Gazeta Express

03/04/2020 8:13

UEFA ka theksuar se anulimi i këtij sezoni të kampionateve vendore në këtë fazë është vendim i paarsyeshëm dhe i parakohshëm, pasi që shtëpia e futbollit evropian është duke tentuar të gjejë mënyrë se si mund të rinisë futbolli në këtë kohë krize shkaku i koronavirusit.

Të enjten, Jupiler Pro League, liga e nivelit të parë të futbollit në Belgjikë, u bë liga e parë e madhe e futbollit që e mbylli sezonin 2019/20 para kohe shkaku i përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jupiler Pro League konfirmoi se të gjitha ndeshjet deri në atë pikë ishin vlerësuar si të vlefshme dhe se tabela aktuale e ligës konsiderohej finalja. Kjo bëri që lideri aktual, Club Brugge, të shpallej kampion i Belgjikës.

Ndërsa, ligat e tjera nëpër Evropë mbeten ende të pezulluara, si për shembull Premierliga që i ka pezulluar ndeshjet të paktën deri në maj. Për momentin po duket e vështirë të caktohet një plan për kur t’ia rinisin kampionatet.

UEFA ka deklaruar se vendimet e tilla si ajo e Jupiler Pro League nuk duhet të merren ende.

“Ne besojmë se futbolli mund të rinisë në muajt e ardhshëm – me kushtet që do të na bëhen të ditura nga autoritetet publike – dhe besojmë se çfarëdo vendimi për anulimin e kampionateve vendore në këtë fazë është i parakohshëm dhe i paarsyeshëm”, thanë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, drejtori i Shoqatës së Klubeve Evropiane, Andrea Agnelli, dhe presidenti i Ligave Evropiane, Lars-Christer Olsson në një letër të dërguar për ligat, klubet dhe Federatat kombëtare. /Gazeta Express/