Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka shkruar disa fjalë në sajtin e saj zyrtar, për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë, në kualifikimet e Kampionatit Botëror të vitit 2026.
“Kosova shënoi një fitore mbresëlënëse ndaj Suedisë”, shkruan UEFA, transmeton “Gazeta Express”.
Kosova e mposhti 2-0 Suedinë në “Fadil Vokrri”.
Golat u shënuan nga Elvis Rexhbeçaj dhe Vedat Muriqit në pjesën e parë.
Kështu, Kosova shkon në kuotën e tri pikëve pas dy ndeshjeve, në tabelën e Grupit B./GazetaExpress/