UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(121) "uefa-perditeson-renditjen-italia-dhe-gjermania-mund-te-perfaqesohen-me-5-skuadra-sezonin-e-ardhshem-ne-ligen-e-kampioneve"

UEFA përditëson renditjen, Italia dhe Gjermania mund të përfaqësohen me 5 skuadra sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

Sport

Gazeta Express

12/04/2024 23:09

Italia ende kryeson renditjen e UEFA-s për koeficientin e klubeve për sezonin aktual, edhe pas ndeshjeve të fundit evropiane dhe është afër fitimit të një vendi shtesë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Serie A ka një shans të madh për të pasur pesë përfaqësues të saj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, i cili do të ketë një format të ri dhe do të përfshijë 36 klube, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dy vendet e para në renditjen e koeficientit të klubeve të UEFA-s për sezonin 2023/24 do të fitojnë një vend shtesë në sezonin e ardhshëm dhe Italia aktualisht kryeson me 18.428 pikë.

Vendi i dytë mbahet nga Gjermania, e pasuar nga Anglia, Spanja dhe Franca, që mbyllin top-pesëshen.

UEFA bëri përditësim e listës ditën e sotme, pasi përfunduan ndeshjet në tri garat kryesore evropiane; në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Koeficienti i klubeve të një shteti bazohet në pikët e marra nga të gjitha klubet në një sezon të caktuar, në tri garat e lartpërmendura.

/Gazeta Express/