UEFA ndalon Gjermaninë të shpalosë flamurin e komunitetit LGBT në “Allianz Arena” - Gazeta Express

Euro2020

Gazeta Express

22/06/2021 12:41

UEFA ndalon Gjermaninë të shpalosë flamurin e komunitetit LGBT në “Allianz Arena”

Euro2020

Gazeta Express

22/06/2021 12:41

UEFA ka bllokuar planin e Gjermanisë për ta mbuluar “Allianz Arenan” me ngjyrat e flamurit të LGBT në ndeshjen e nesërme ndaj Hungarisë.

Gjithashtu ka pasur akuza për banderola anti-LGBT të shfaqura në Budapest në fillim të turneut dhe Hungaria sapo ka miratuar një ligj që ndalon shkollat ​​të postojnë përmbajtje që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

Edhe pse ekziston mbështetja lokale në Gjermani për të treguar solidaritet për komunitetin LGBT, UEFA ka njoftuar se s’do ta lejojnë të mbulojnë stadiumin me ngjyrat e këtij flamuri, për të mbajtur një qëndrim neutral në lidhje me çështjet politike

“Racizmi, homofobia, seksizmi dhe të gjitha format e diskriminimit janë një njollë në shoqëritë tona dhe përfaqësojnë një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet futbolli sot. Megjithatë, UEFA, përmes statutit të saj, është një organizatë neutrale politikisht dhe në aspketin fetar. Duke pasur parasysh kontekstin politik të kësaj kërkese, UEFA duhet ta refuzojë këtë kërkesë” – thuhet në deklaratën për media të UEFA-s.

/Gazeta Express/