UEFA me komunikatë zyrtare për themeluesit e Superligës, Juve, Real e Barça - Gazeta Express
string(73) "uefa-me-komunikate-zyrtare-per-themeluesit-e-superliges-juve-real-e-barca"

UEFA me komunikatë zyrtare për themeluesit e Superligës, Juve, Real e Barça

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 19:00

UEFA ka vendosur t’i pushojë procedurat diciplinore për Juventus, Real Madrid dhe Barcelona “deri në një njoftim tjetër”.

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që nuk janë tërhequr akoma nga Superliga.

Lexo Edhe:

UEFA i ka kërcënuar me përjashtim nga Champions League, por një gjë e tillë pretendohet se nuk do të ndodhë, jo tani për tani.

Është hapur edhe procedurë disiplinore për klubet themeluese të Superligës, por UEFA pak çaste më parë ka dal me komunikatë zyrtare ku njofton:

Pas hapjes së procedurës disiplinore kundër Barcelonës, Juvenusit dhe Realit të Madridit për një shkelje ligjore të kornizës ligjore të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturën projekti ‘Super League’, organi i Apelit të UEFA-s ka vendosur të pushojë procedurat deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Gazeta Express/