UEFA i nis hetimet ndaj Rumanisë, gjashtë akuza për rumunët - Gazeta Express
string(58) "uefa-i-nis-hetimet-ndaj-rumanise-gjashte-akuza-per-rumunet"

UEFA i nis hetimet ndaj Rumanisë, gjashtë akuza për rumunët

Futboll

Gazeta Express

14/09/2023 14:15

UEFA i ka nisur hetimet kundër Rumanisë pas incidentit që ndodhi në ndeshje me Kosovën.

Tifozët rumunë bënë skandal duke e shfaqur një baner me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa bënë edhe thirrje “Serbia, Serbia”, duke i fyer me këtë rast futbollistët e Kosovës, që vendosën të largoheshin nga fusha, bashkë me ata rumunë derisa u pastrua ajo pjesë e tribunës.

Lexo Edhe:

Për këtë rast, Kosova është ankuar në UEFA, shkruan “Gazeta Express”.

E sot, shtëpia e futbollit evropian ka nisur hetime ndaj rumunëve, të cilët i ngarkojnë gjashtë akuza.

Sipas burimeve të mediumit rumun “GSP” pranë UEFA-s, në hetim do të analizohen gjashtë akuza:

“- Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). – Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). – Sjellje raciste. – Ndezja e pishtarëve. – Hedhja e objekteve në fushë. – Bllokimi i zonave të aksesit publik.”

Tri akuzat e parajanë më të rënda për Rumaninë, e cila nëse shpallet fajtorë, rrezikon të luajë në shtëpi me dyer të mbyllura, pra pa shikues, kundër Andorrës më 15 tetor, madje edhe kundër Zvicrës më 21 nëntor, në ndeshjen e fundit eliminatore të Evrpopianit.

Loja mes Rumanisë dhe Kosovës ishte ndërprerë për afro 50 minuta, ndërsa zgjati në total afro tri orë.

Rumania fitoi me rezultat 2:0 dhe me këtë rast Kosovës iu shuan gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2024. /Gazeta Express/