UEFA i gëzon klubet kosovare, atyre do t’ju takojnë 3,8 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit - Gazeta Express
string(91) "uefa-i-gezon-klubet-kosovare-atyre-do-tju-takojne-38-milione-euro-nga-fondi-i-solidaritetit"

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 19:32

UEFA i gëzon klubet kosovare, atyre do t’ju takojnë 3,8 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit

Futboll

Gazeta Express

09/10/2025 19:32

Klubet kosovare mund t’i “fërkojnë” duart.

Ato kanë arsye për ta bërë këtë pasi edhe këtë vit do t’ju dalë në krahë UEFA.

“Gazeta Express” e ka siguruar ekskluzivisht listën e shteteve që do të përfitojnë nga Fondi i Solidaritetit i shtëpisë së futbollit evropian për sezonin 2025/26.

Kështu, institucioni më i lartë i futbollit evropian duket se e ka lëshuar dorën dhe e ka rritur këtë fond për futbollin kosovar për sezonin e ri në total prej 3,8 milionë eurosh, në bazë të tabelës që mund ta shihni më poshtë.

Këto të holla, UEFA ia transmeton Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa më pas shtëpia e futbollit kosovar ato duhet t’ua dhurojë klubet elitare kosovare.

Ky fond do të shpërndahet në mënyrë të barabartë (proporcionale) për skuadrat e Superligës së Kosovës.

Këto para duhet të përdoren nga klubet për investime në zhvillim, veçanërisht për programet rinore, gjeneruese komunitare, për përmirësimin e infrastrukturës stërvitore dhe për akademitë e futbollit, por që nuk mund të shkojnë për shpenzime të zakonshme operative që nuk lidhen me zhvillim sportiv/infrastrukturë.

Ky fond është një program financiar që e ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e futbollit në vendet dhe klubet më të vogla të Evropës, veçanërisht ato që nuk marrin pjesë rregullisht në fazat e grupeve të garave evropiane.

Pra, është një mjet solidariteti ekonomik që i ndihmon klubet e vogla të mos mbesin shumë prapa krahasuar me klubet e mëdha evropiane. /Gazeta Express