UEFA e urdhëron Ukrainën ta ndryshojë fanellën për Euro 2020, shkaku i zemërimit të Rusisë - Gazeta Express
string(89) "uefa-e-urdheron-ukrainen-ta-ndryshoje-fanellen-per-euro-2020-shkaku-i-zemerimit-te-rusise"

UEFA e urdhëron Ukrainën ta ndryshojë fanellën për Euro 2020, shkaku i zemërimit të Rusisë

Gazeta Express

10/06/2021 14:08

UEFA e ka urdhëruar Ukrainën ta heqë “sloganin politik” nga fanella e vet për Kampionatin Evropian 2020, pas protestave te zhurmshme nga Rusia.

Fanella, që përmban një hartë e cila e shfaq si pjesë të Ukrainës gadishullin e aneksuar nga Rusia, Krimea, po ashtu përfshinë edhe fjalinë “Lavdi heronjve”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Organi qeverisës i futbollit evropian e kishte aprovuar këtë fanellë fillimisht.

Megjithatë, UEFA thotë tani se kombinimi i hartës me fjalët brenda fanellës ka rëndësi historike dhe ushtarake.

Rajoni i Krimesë u aneksua nga forcat ruse më 2014, por vijon të njihet nga shumica e botës si pjesë e Ukrainës.

Pjesa e sipërme e fanellës së verdhë tradicionale të Ukrainës shfaq pamje të shtetit të Ukrainës, përfshirë territorin e Krimesë dhe rajonet pro-ruse të kontrolluara nga separatistët, Donetsk dhe Lugansk.

Për më tepër, në fanellë ka një mbishkrim patriotik: “Lavdi heronjve!” – një shprehje që fitoi shumë popullaritet si slogan protestues gjatë ngjarjeve të vitit 2014 që e rrëzuan nga pushteti ish-presidentin dhe aleatin e Rusisë, Viktor Yanukovych në vitin 2014./Gazeta Express/