Pak minuta na ndajnë nga ndeshja Angli – Shqipëri.
Kjo ndeshje është e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës të vitit 2026.
Ndeshja luhet në stadiumin mitik “Wembley” dhe nis nga ora 20:45.
Pak para ndeshjes, shtëpia e futbollit europian UEFA përkujton një gol të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, i shënuar nga Jasir Asani.
Bëhet fjalë për golin e Asanit të shënuar ndaj Polonisë.
Këto perla nga Asani ishin bërë të zakonshme gjatë kualifikimeve për “EURO 2024”.