UEFA e kujton kombinimin me përfundim brilant ndaj Suedisë të dyshes Rrahmani - Muriqi - Gazeta Express
string(84) "uefa-e-kujton-kombinimin-me-perfundim-brilant-ndaj-suedise-te-dyshes-rrahmani-muriqi"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 21:25

UEFA e kujton kombinimin me përfundim brilant ndaj Suedisë të dyshes Rrahmani – Muriqi

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 21:25

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA e ka rikthyer një gol të kombëtares së Kosovës. 

Bëhet fjalë për golin dytë të shënuar të “Dardanëve” ndaj Suedisë me 8 shtator 2025, në “Fadil Vokrri” – ndeshje që u fitua nga Kosova 2-0 e që u luajt për kualifikimet e rregullta të Botërorit 2026. 

Në një stil të kundërsulmeve të Real Madridit në kohën e Jose Mourinhos, Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi kombinuan në mënyrë të shkëlqyeshme, me “Piratin” që shënoi me një finish të bukur. 

Kështu, UEFA e ka rikthyer edhe një herë këtë gol të bukur, duke bërë një postim të veçantë në Instagram. 

“Kombinimi i Rrahmanit dhe Muriqit”, shkruan UEFA. 

Kosova, së bashku me Rrahmanin e Muriqin, rikthehen në aksion me 26 mars, në ndeshjen ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit”. 

Në rast fitoreje në Bratisllavë, Kosova do të luante me Rumaninë ose Turqinë në finale – në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement