UEFA e konfirmon se Barcelona, Reali dhe Juventusi do të marrin pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm - Gazeta Express
string(109) "uefa-e-konfirmon-se-barcelona-reali-dhe-juventusi-do-te-marrin-pjese-ne-champions-league-edicionin-e-ardhshem"

UEFA e konfirmon se Barcelona, Reali dhe Juventusi do të marrin pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm

Futboll

Gazeta Express

15/06/2021 19:32

UEFA ka lëshuar pe. Shtëpia më e madhe e futbollit ka konfirmuar se Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi do të regjistrohen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve

UEFA kishte filluar një hetim ndaj këtyre skuadrave muajin e kaluar, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto tri ekipe ishin pjesë themeluese e projektit të Superligës Evropiane, bashkë me nëntë skuadra tjera.

Të tjerat u larguan, por Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi mbetën pjesë e saj, çka nuk i pëlqeu UEFA-s.

Presidenti i saj, Aleksander Ceferin konfirmoi se do ta shqyrtonin suspendimin e këtyre ekipeve nga garat evropiane për dy vite.

/Gazeta Express/