UEFA e dënon "but" Rumaninë, veç një lojë pa shikues dhe gjobë 52 mijë euro - Gazeta Express
string(72) "uefa-e-denon-but-rumanine-vec-nje-loje-pa-shikues-dhe-gjobe-52-mije-euro"

UEFA e dënon “but” Rumaninë, veç një lojë pa shikues dhe gjobë 52 mijë euro

Futboll

Gazeta Express

20/09/2023 16:16

UEFA e ka marrë vendimin për incidentet që ndodhën në ndeshjen Rumani – Kosovë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka dënuar Rumaninë me zhvillimin e një ndeshjeje si vendëse pa shikues, atë ndaj Andorrës, si rezultat i skandalit të publikut rumun, i cili e shpalosi pankartën “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve “Serbia Serbia”.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Federata Rumune është gjobitur me 52 mijë euro për parregullsitë që u shfaqën në këtë ndeshje.

Ky pa dyshim është një dënim i “butë” për rumunët. /Gazeta Express/