UEFA do të hetojë shitjet e tre futbollistëve të PSG-së te klubet e Katarit - Gazeta Express
string(75) "uefa-do-te-hetoje-shitjet-e-tre-futbollisteve-te-psg-se-te-klubet-e-katarit"

UEFA do të hetojë shitjet e tre futbollistëve të PSG-së te klubet e Katarit

Sport

Gazeta Express

19/09/2023 19:24

Trupi i Kontrollit Financiar të Klubit të UEFA-s do të hetojë transferimet e tre lojtarëve; Marco Verratti, Julian Draxler dhe Abdou Diallo, që u transferuan në Katar nga Paris Saint-Germaini.

Parisienët thuhet se kanë grumbulluar një total prej 80 milionë eurosh përmes shitjeve të Verrattit dhe Diallos te Al-Arabi, si dhe të Draxlerit në Al-Ahli, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Meqenëse Katari është aksionari kryesor i PSG-së përmes “Katar Sports Investments”, një degë e fondit të pasurisë së vendit, afërsia mes klubeve të Katarit dhe PSG-së vihet në pikëpyetje.

Sipas “L’Equipe”, ekspertët e “Fair Play-it” financiar në UEFA mund të “ngrijnë” një transferim në llogaritë financiare të PSG-së, nëse besojnë se ka diçka të dyshimtë rreth këtyre lëvizjeve.

UEFA gjithashtu mund ta bëjë këtë nëse mendon se tarifat e transferimit janë të fryra për të anashkaluar nevojën për të balancuar financat. Kjo është arsyeja pse UEFA dëshiron të përcaktojë nivelin e afërsisë midis klubeve blerëse dhe klubit shitës –  PSG.

Nga kampionët francezë u tha se e kuptojnë polemikën, por se mendojnë se janë brenda të drejtës së tyre, duke marrë parasysh se “Katar Sports Investments” nuk zotëron asnjë aksion as në Al-Arabi SC dhe as në Al-Ahli.

Te PSG-ja gjithashtu besojnë se futbollistët e përmendur u shitën me çmimet e tregut. /Gazeta Express/