“UEFA bëri përpjekje që ndeshja të luhet, s’lejuan autoritetet zvicerane” - Gazeta Express
string(69) "uefa-beri-perpjekje-qe-ndeshja-te-luhet-slejuan-autoritetet-zvicerane"

Gazeta Express

12/08/2020 14:39

“UEFA bëri përpjekje që ndeshja të luhet, s’lejuan autoritetet zvicerane”

Gazeta Express

12/08/2020 14:39

Drita insiston se UEFA ishte e gatshme ta lejonte zhvillimin e ndeshjes me Linfieldin në ditët në vazhdim, por që ishin autoritetet zvicerane ato që e pamundësuan zhvillimin e kësaj loje në territorin e tyre

Drita e ka sqaruar mos zhvillimin e ndeshjes me ekipin Linfield, e vlefshme për finalen parakualifikuese të Champions Leagues, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

UEFA vendosi ta anulonte përkohësisht lojën pasi një lojtar i Dritës rezultoi pozitiv me koronavirus, por gjilanasit ishin të gatshëm të luanin në ditët në vazhdim.

Mirëpo, sipas kampiones së rë të Kosovës, ishin autoritetet zvicerane ato që nuk lejuan që kjo ndeshje të zhvillohet në vijim, duke kërkuar nga kontingjenti kosovar të largohet nga territori Helvetik ose të përfundojë në karantinë për 10 ditë.

UEFA ndërkohë shumë shpejt pritet të marrë vendimin për ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Linfieldit.

Më poshtë mund ta lexoni sqarimin e Dritës pas rikthimit të ekipit në atdhe. /Gazeta Express/