Hasan Rrahmani me origjinë nga Kosova, ka bërë një udhëtim tejet të veçantë.
Nga Londra në Kosovë, Hasani rrugëtoi mbi 2000 kilometra me biçikletë, në një homazh për babanë e tij, Eminin, i cili humbi betejën me kancerin në pankreas.
Për “Ora Shtatë”, Rrahamani thotë se udhëtimin e bëri nga shtëpia ku ka jetuar babai i tij në Londër, e deri te varri i tij në Kosovë.
“Ideja më ka lind prej kur vdiq babai, gati gjashtë vjet tash, dhe ne si familje nuk kishim çka me bë për të, mandej më lindi ideja që me bë diçka ma special, që me rritë vëmendjen për kancerin e pankreasit”, u shpreh Rrahmani.