Udhëto me internetin e shpejtë nga IPKO dhe ndani eksperiencën tuaj - Gazeta Express
string(67) "udheto-me-internetin-e-shpejte-nga-ipko-dhe-ndani-eksperiencen-tuaj"

Gazeta Express

05/06/2020 19:02

Udhëto me internetin e shpejtë nga IPKO dhe ndani eksperiencën tuaj

Gazeta Express

05/06/2020 19:02

Ndërsa gradualisht po kthehemi në normalitet pas një periudhe të vështirë bllokimi, ne të gjithë mezi po presim që të udhëtojmë dhe të vizitojmë vende të ndryshme. Përvoja bëhet edhe më e bukur kur ndahet me të tjerët.

Të gjithë përdoruesit e IPKO që vizitojnë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, mund të aktivizojnë ofertat tërheqëse siç është pako javore prej 1GB internet. Pako javore është një pako ekonomike që lejon përdoruesit të përdorin internetin në telefon në mënyrë të relaksuar gjatë gjithë kohës dhe të kenë internet të mjaftueshëm për një udhëtim pa brenga. Aktivizimi mund të bëhet duke formuar numrin *478*2#.

Lexo Edhe:

Për udhëtime ditore, Ipko ofron pakon ditore me 200MB internet, ndërsa për qëndrime më të gjata pakon mujore me 2GB internet.

Të gjitha pakot mund të aktivizohen shpejt dhe me lehtësi edhe përmes aplikacionit MyIpko.

E njëjta pako e aktivizuar mund të përdoret në të gjitha vendet që IPKO ka marrëveshje për roaming, pa qenë e nevojshme të aktivizoni ndonjë pako tjetër, por vetëm zgjedhni operatorin mobil të caktuar për çdo vend përkatës. Ndërsa kufijtë po hapen, IPKO do të ofrojë shumë pako tërheqëse të internetit edhe  për vendet e rajonit.

IPKO është plotësisht e dedikuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, shumëllojshmërinë e zgjedhjeve dhe ofertave fantastike, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. IPKO mbetet operatori më i madh me rrjet 3G, dhe operatori i parë që filloi të ofrojë 4G në Kosovë, duke mbuluar rreth 80 përqind të popullsisë së Kosovës.