“Udhëtimi pa viza më së largu në janar të 2024”, vjen reagimi i Presidencës çeke - Gazeta Express
string(77) "udhetimi-pa-viza-me-se-largu-ne-janar-te-2024-vjen-reagimi-i-presidences-ceke"

“Udhëtimi pa viza më së largu në janar të 2024”, vjen reagimi i Presidencës çeke

Lajme

Gazeta Express

30/11/2022 11:18

Presidenca çeke e Bashkimit Europian e ka cilësuar si hap të rëndësishëm vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE’së që ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Duke adoptuar mandatin në takimin e sotëm të ambasadorëve, Këshilli ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për liberalizimin e vizave me Kosovën”, thuhet në reagimin e Presidencës çeke pas marrjes së këtij vendimi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo thotë se Këshilli tash do të nisë negociatat me Parlamentin Europian dhe Komisionin për të finalizuar tekstin.

Presidenca ceke, duke shtuar se mirëpret marrëveshjen e arritur në nivelin e Këshillit, tha se vlerëson përpjekjen e të gjithë aktorëve relevantë në arritjen e këtij rezultati.

Po ashtu, Presidenca çeke pati një thirrje për Kosovën.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe shtetet anëtare të saj për të ruajtur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Ballkani Perëndimor ka qenë prioritet për Presidencën çeke gjatë udhëheqjes.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet tona të politikës së jashtme gjatë presidencës sonë. Më vjen mirë që ndihmuam për të gjetur një marrëveshje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky është një lajm i madh edhe për Kosovën edhe për rajonin. Jam i bindur se regjimi pa viza do të hapë rrugën për kontakte më të ngushta mes qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së”./Gazeta Express/