Udhëtimi në Dubai?! Mësuesja e Selin zbulon të vërtetën - Gazeta Express
string(53) "udhetimi-ne-dubai-mesuesja-e-selin-zbulon-te-verteten"

Yjet

Gazeta Express

09/04/2026 22:01

Udhëtimi në Dubai?! Mësuesja e Selin zbulon të vërtetën

Yjet

Gazeta Express

09/04/2026 22:01

“Më ka ardhur shumë keq për fyerjet që janë bërë në Big Brother”

Roberta Mone është pedagoge në Universitetin e Arteve dhe ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Ajo ka komentuar banoren e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, të cilën e ka patur nxënëse për 5 vite.

Ajo u shpreh se Selin është një vajzë luftarake, këmbëngulëse, shumë e fortë dhe një artiste e formuar. Sipas saj, te balerina mund të gjesh vlerat më të mira të një artisti të ri.

Roberta Mone u pyet edhe në lidhje me udhëtimin në Dubai që Robert Sterkaj ia ka përmendur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u shpreh se nuk ka qenë me Universitetin, por është në dijeni për këtë.

Mone vijoi duke thënë se Selin ka qenë me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve, së bashku me ministren.

Pjesë nga intervista:

Gjatë lojës në Big Brother, në një formë debati dhe deri diku për t’a fyer, i është përmendur një udhëtim në Dubai. Selin ka thënë se ka qenë me Ansamblin apo me shkollën, nuk e di, do më saktësoni ju këtë informacion.

Më ka ardhur shumë keq për fyerjet që janë bërë në Big Brother. Aty është mirë që secili të tregojë vlerat më të mira dhe të japë mesazhe që i vlejnë gjithë të rinjve. I kam ndjekur pak fyerjet e mëdha që i janë bërë Selinës. E mendoj si për të gjitha vajzat që ndodhen jashtë Big Brother, nuk e pranoj dot këtë gjë.

Cila është e vërteta e këtij udhëtimi në Dubai?

Selin nuk ka qenë me Universitetin. Në këtë takim zyrtar ka qenë me Ansamblin Shtetëro të Këngëve dhe Valleve. Pra ka qenë me vallet dhe ka qenë diçka shtetërore.

Ti je në dijeni për këtë udhëtim?

Shiko pse kam. Ashtu si Selin, edhe studentët e tjerë, gjejnë tek unë prindin.

E të ka treguar për këtë?

Për çdo projekt të tyre na tregojnë. E dija që Selin do të shkonte në këtë tur dhe kishin për të përfaqësuar diçka të bukur artistikisht. Për kuriozitet kam patur edhe foto të grupit. Janë të gjithë, janë me ministren, me vallëtarët e tjerë, Selina bukuroshe.

Kur e shikoni që është kaq pranë realizimit të asaj për të cilën është futur brenda. Se ajo nuk e ka fshehur dëshirën për të fituar Big-un. Çfarë mendoni? Çfarë lloj suksesi do të ishte nëse do t’a fitonte?

Unë e mbështes fort Selin dhe kam thënë që është fituesja. Është vajzë luftarake shumë, ka vlera. Ne Selin e kemi parë plot ngjyra aty. Të përballësh me dy burra të rritur nuk është e lehtë për çdo vajzë, jo për atë aty brenda. I uroj fitore me gjithë zemër. E shoh Selin shumë më të lartësuar nëse del fituese. Sepse unë e di ëndrrën e Selin, ajo do të kapë anën artistike dhe pse jo këtu në Top Channel. Do i hapen rrugët për projekte akoma më të bukura.  /Gazeta Shqip/

Advertisement
Advertisement
Advertisement