Udhëtari nga Maqedonia e Veriut vdes në aeroplan, ishte duke udhëtuar për Gjermani - Gazeta Express
string(81) "udhetari-nga-maqedonia-e-veriut-vdes-ne-aeroplan-ishte-duke-udhetuar-per-gjermani"

Udhëtari nga Maqedonia e Veriut vdes në aeroplan, ishte duke udhëtuar për Gjermani

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 7:20

Një aeroplan, që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë, është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediet shkruajnë se shkak për aterrimin është se një udhëtar në moshë të shtyrë që ka udhëtuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas INa, transmeton Klankosova.tv.

Lexo Edhe:

Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.