Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s po takohen në Holandë sot dhe nesër për një samit.
Është një ngjarje e planifikuar dhe pika më e madhe në axhendë është një plan për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, por udhëheqësit kanë diskutuar gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Downing Street thotë se në një takim midis kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, udhëheqësit “reflektuan mbi situatën e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme” dhe ranë dakord se tani është “koha për diplomaci dhe që Irani të ulet në tryezën e negociatave”.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...