Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës: Tërmeti i mbrëmshëm ishte me intensitet të ulët - Gazeta Express
string(91) "udheheqesi-i-rrjetit-sizmologjik-te-kosoves-termeti-i-mbremshem-ishte-me-intensitet-te-ulet"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 14:02

Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës: Tërmeti i mbrëmshëm ishte me intensitet të ulët

Lajme

Gazeta Express

09/02/2026 14:02

Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e mbrëmshëm në emisionin “Fol me Arin”.

Ai ka sqaruar se epiqendra e tërmetit ishte rreth 22 km në lindje të Prizrenit dhe ka theksuar se ishte një tërmet me intensitet të ulët.

Mustafa u shpreh se ky fenomen nuk është diçka e pazakontë për atë zonë, duke qenë se është një rajon sizmik dhe siç tha, ka pasur tërmete më të forta në të kaluarën.

“Epiqendra e tërmetit ishte afër 22 km në lindje të Prizrenit. Ishte një tërmet me intensitet të ulët, ky tërmet është vetëm si tregues që është zonë sizmike, sepse në të kaluarën kjo zonë ka gjeneruar tërmete edhe me magnitudë shumë më të lartë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement