UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2022/23 - Gazeta Express
string(79) "ubt-shpall-konkurs-per-pranimin-e-studenteve-te-rinj-per-vitin-akademik-2022-23"

UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2022/23

Lajme

Gazeta Express

01/07/2022 14:43

UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023, në të gjitha programet e studimit, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MASHT.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.

Lexo Edhe:

Për regjistrimin në studimet Master, kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor:
– Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
– Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
– Inxhinieri e Mekatronikës
– Shkenca Politike
– Juridik
– Dizajn i Integruar
– Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji
– Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
– Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit
– Studime të Sigurisë
– Shkenca të Sportit dhe Lëvizjes
– Gjuhë Angleze
– Sistemet e Informacionit
– Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
– Media dhe Komunikim
– Teknik Dentar
– Psikologji
– Administrim Biznesi
– Art dhe Media Digjitale
– Aktrim
– Teknik i Radiologjisë
– Infermieri
– Farmaci
– Stomatologji
– Biokimi Mjekësore

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master:
– Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
– Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
– Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment
– Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë
– Inxhinieri e Mekatronikës
– Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
– Politika Publike dhe Menaxhim
– Shkencat e Ushqimit dhe Teknologjisë
– Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
– Media dhe Komunikim
– Shëndet Publik dhe Menaxhim
– Zhvillim dhe Urbanizëm
– Dizajn i Integruar i Avancuar
– Shkenca Politike
– E Drejta Penale
– E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane
– E Drejta Civile dhe Pronës
– Farmaci
– Stomatologji
– Shkenca Paramjekësore
– Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik

Shënim: Ka programe të studimit të cilat nuk janë të vendosura në listën e lartcekur, e që janë në proces të akreditimit, për të cilat do të ju mbajmë të informuar.

Kampuset dhe qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:
Prishtinë;
Lipjan;
Prizren;
Pejë;
Ferizaj;
Gjilan

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:
Erasmus+, CEEPUS, PoSIG, etj.

Studimet e përbashkëta:

Warsaw University, Poloni;
Vienna University of Technology, Austri;
Parthenope University of Naples, Itali;
Danube University Krems, Austria;
CIFE, Nice , Francë;
Semmelweis University, Hungari;
University of Salzburg, Austri;
CEEPUS Program, Bulgari;
City University London, Angli;
Waterford Institute of Technology, Irlandë,

Gjuha e studimeve:

Gjuhë shqipe, gjuhë angleze, si dhe mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
Licenca falas për softuerë;
Internship në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
Praktika dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, ECDL, IPMA, etj;
Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar;
Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
Ekstrakti i lindjes.

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutem që të ndiqni linkun: https://www.ubt-uni.net/

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!