“T’i mbajmë peng deri në fund prindërit që të mos vdesin pa u dalë shpirti”
Ditën e sotme, Neda Balluku ka reaguar në rrjetet sociale duke adresuar një fenomen që po merr përmasa në shoqëri. Nga parku i Liqenit, opinionistja e “Big Brother VIP 4” theksoi shqetësimin mbi tendencën e prindërve të rinj që i besojnë kujdesin e fëmijëve te gjyshërit.
Balluku shprehet se mosha dhe sakrificat e gjyshërve nuk duhet të anashkalohen, pasi këta të fundit kanë dhënë shumë për të rritur brezin e mëparshëm dhe tani po detyrohen të kujdesen edhe për nipërit e mbesat.
“Duke qenë se tani te liqeni shoh çdo 10 hapa gjyshër me fëmijë të vegjël dhe është një vapë, e torturohen të shkretët nga 60+ vjeç me shty karrocën e kalamajve tuaj. Mos me ua prish tekave dhe kapriçove të kalamajve tuaj. A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie, pjesa dërrmuese. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju, tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu. Mbajini vetë kalamajtë, çojini në çerdhe dhe shkolla ose mos bëni kalamaj”, shprehet fillimisht ajo.
Më pas në një video tjetër Neda shton:
“E gjithë jeta njeriut ndahet në dy pjesë. Vitet që lufton e përpiqesh dhe pastaj janë vitet që ti korr dhe merr frytet e gjithçkaje që je përpjekur dhe ke luftuar. E nuk mund të jetë pjesa e dytë e jetës tënde vazhdimi i shërbimit të të tjerëve. T’u shërbesh kalamajve, nipërve dhe mbesave. Vitet e pensionit, vitet e pas 55-60 janë vite që njeriu duhet t’i ketë ekskluzivisht vetëm për veten e vet. Të shijojë atë që ka luftuar gjithë jetën dhe ju i detyroni të durojnë edhe qurravecët që ne sjellim në jetë, t’i mbajnë aty. T’i mbajmë peng deri në fund prindërit që të mos vdesin pa u dalë shpirti. Është e tmerrshme”.
Këtë reagim të saj, Balluku e përfundon duke thënë se të gjithë i duam fëmijët pasi janë bekim. Ajo shton më pas se fëmijët e vitit 2025 shpeshherë nuk i durojnë prindërit dhe nuk u japin dot drejtim, imagjino si është për gjyshërit.
“Tani, ju dua fort po mos na çani shumë kokën me këtë muhabetin si thua ti ‘mos bëni kalamaj’, të keqen. Të gjithë i duam kalamajtë tanë, vdesim për kalamajtë, janë bekim, e dimë. Nuk është lajm i ri. Po të lëmë fëmijët e 2025 që si durojmë ne, e ndonjëherë nuk u japim ne dot drejtim aq të frikshëm janë, aq të zhvilluar dhe të iluminuar dhe të çliruar që në vegjëli, imagjinoni sa mund t’ia dalin dhe kosto mendore është për gjyshërit që janë komplet brez tjetër, me të cilët dhe vetë ne kemi kontradikta për çështje brezi. Është ndarë gjëja në ’90, kanë ndryshuar gjërat. Po kjo s’ka ndryshuar, vazhdojmë me traditën mbajmë prindin peng brez pas brezi”, përfundon Neda Balluku.