U zhvillua ndeshja mes Kosovës A dhe Kosovës U20, ky është rezultati përfundimtar - Gazeta Express
string(80) "u-zhvillua-ndeshja-mes-kosoves-a-dhe-kosoves-u20-ky-eshte-rezultati-perfundimtar"

U zhvillua ndeshja mes Kosovës A dhe Kosovës U20, ky është rezultati përfundimtar

Sport

Gazeta Express

26/06/2022 22:58

Është zhvilluar këtë të diel ndeshja kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve.

Përballja është zhvilluar për të parë gjendjen e dy përfaqësueseve, që janë në prag të ndeshjeve në garat ndërkombëtare, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës.

Lexo Edhe:

Kjo sfidë gjithashtu u ka ndihmuar trajnerëve të shohin formën e lojtarëve dhe të kenë një pasqyrë sa më reale për garat evropiane, që janë në prag.

Kosova A përballet me Danimarkën më 30 qershor, ndërsa Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik. /Gazeta Express/