“U zhdukën në Gjakovë, mos me u dokë që kanë pak njerëz – Nënës Ferdonije Albini s’ka çka me i tregu” – Parim Olluri për Kurtin - Gazeta Express
string(119) "u-zhduken-ne-gjakove-mos-me-u-doke-qe-kane-pak-njerez-nenes-ferdonije-albini-ska-cka-me-i-tregu-parim-olluri-per-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 22:15

“U zhdukën në Gjakovë, mos me u dokë që kanë pak njerëz – Nënës Ferdonije Albini s’ka çka me i tregu” – Parim Olluri për Kurtin

Lajme

Gazeta Express

11/01/2025 22:15

Gazetari Parim Olluri i ftuar në Pressing në T7 ku po diskutohet për fillimin e fushatës, ka komentuar veprimin e kryeministrit, Albin Kurti, i cili sot në ditën e hapjes së fushatës është takuar me nënën Ferdonije nga Gjakova, e cila ka të zhdukur katër djem dhe bashkëshortin gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Olluri e cilësoi veprimin e Kurtit, si veprim i pavend dhe i paarsyeshëm ndër tjerash.

Lexo Edhe:

‘‘U zhdukën, ikën në Gjakovë, që mos me u doke që kanë ma pak njerëz në qytetin e njëjtë. Ajo ça ke ma shqetësuese ke takimi më nënë Ferdonijen, ke i pa ven i paarsyeshëm, skajshmërisht joracional. Një kryeministër që ka pas tentim që nuk takohet me Vucicn pa u zgjedh çështja e të zhdukurve, me shku me taku një njeri që ka pësua shumë prej luftës, e nuk me ia thanë asnjë lajm të mire asaj, nuk ka çka me i kallëzu. Edhe shkon e mundohet me godit pikën kryesore, që supozophet ka genjy mas shumti’’, thënë ai pos tjerash në T7, Pressing.