U zhduk në maj, shkodrani gjendet i vdekur në Spanjë - Gazeta Express
string(51) "u-zhduk-ne-maj-shkodrani-gjendet-i-vdekur-ne-spanje"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 20:09

U zhduk në maj, shkodrani gjendet i vdekur në Spanjë

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 20:09

Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdukur në maj, u gjet i vdekur në Spanjë.

Trupi i Miklovan Danajt u gjet në bregun e Marbellës. Sipas mediave spanjolle, të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

Zhdukja e tij u raportua si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, dhe vendndodhja e tij ishte e panjohur.

Ka dyshime se Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Guardia Civil ka nisur një hetim në Marbella.

Deri tani nuk ka pasur arrestime, dhe autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi rrethanat konkrete se si u gjet trupi i tij.