"U zgjuam nga gjumi, por jo nga ëndrra!", Agim Ademi emocionues pas ndeshjes historike - Gazeta Express
string(81) "u-zgjuam-nga-gjumi-por-jo-nga-endrra-agim-ademi-emocionues-pas-ndeshjes-historike"

Sport

Gazeta Express

16/11/2025 12:34

“U zgjuam nga gjumi, por jo nga ëndrra!”, Agim Ademi emocionues pas ndeshjes historike

Sport

Gazeta Express

16/11/2025 12:34

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi emocionues, ka shpallur arritjen historike të Kombëtares së Kosovës, që tashmë është pjesë e play-off-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“U zgjuam nga gjumi, por jo nga ëndrra! Sot Kosova është pjesë e play-off-it, vetëm 9 vjet pasi u pranuam në UEFA dhe FIFA,” shkruan Ademi, përcjell Gazeta Express.

Ai e përshkruan këtë sukses si një mrekulli që lindi nga zemra, karakteri dhe sakrifica e futbollistëve dardanë, të cilët e ngritën vendin në lartësi që pak e besonin të mundshme.

Kryetari i FFK-së u shpreh se, megjithëse të martën Kosova përballet me Zvicrën, që ka siguruar vendin e parë dhe kualifikimin direkt, ekipi dardan synon të tregojë forcën dhe moralin e tij, duke dëshmuar se meriton të jetë në Botëror.

Ademi falënderoi stafin e Kombëtares, futbollistët, stafin teknik dhe mjekësor, tifozët “Dardanët” dhe të gjithë bashkatdhetarët që mbështesin ekipin në çdo hap.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e atyre që punuan për futbollin e Kosovës në dekada të tëra dhe nderoi ata që nuk janë më mes nesh.

“Jemi bërë histori suksesi, të vlerësuar nga UEFA dhe FIFA për progresin dhe rezultatet e arritura në vetëm 9 vite. Bashkë deri në fund. Deri në Botëror. Deri në Amerikë. Forca Kosovë!,” përfundon Ademi.

Ky është një lajm historik për futbollin kosovar dhe një motivim i madh për të gjithë qytetarët dhe tifozët që presin të shohin Kosovën të shkëlqejë në skenën më të madhe ndërkombëtare. /GazetaExpress/