“U zgjova e lumtur”, Rita Ora e nis mëngjesin me poza atraktive me bikini - Gazeta Express
string(70) "u-zgjova-e-lumtur-rita-ora-e-nis-mengjesin-me-poza-atraktive-me-bikini"

Rozë

Gazeta Express

28/07/2021 9:44

“U zgjova e lumtur”, Rita Ora e nis mëngjesin me poza atraktive me bikini

Rozë

Gazeta Express

28/07/2021 9:44

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është mjaftë aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Rita ka nisur ditën me pozitivitet duke publikuar fotografi të reja në rrjetin social “Instagram”, e veshur me bikini derisa vuri në pah linjtat trupore.

Lexo Edhe:

Këngëtarja së fundmi ka publikuar këngën “You for Me”, e që tregoi se këtë mëngjes u zgjua me gëzim duke parë suksesin që bashkëpunimi i saj i fundit me Sigalan është duke shënuar.

 “U zgjova këtë mëngjes me kaq shumë dashuri për këngën time dhe Sigala-n, ‘You for Me’. E tëra që mund të them është se nuk mund të ndalem së qeshuri nga lumturia. Faleminderit që më bëtë të buzëqeshë sot”, ka shkruar Rita në rrjetin social “Instagram”.

Rita përndryshe këtë vit ka qenë mjaft e angazhuar, duke nxjerr në treg mini-albumin “Bang”, si dhe duke qenë pjesë e jurisë së “The Voice Australia”.