“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papa Leon për zgjedhjen në krye të Kishës Katolike
Shqiperi
Gazeta Express
08/05/2025 19:51
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike.
Gjatë takimit përmbyllës nga Shkodra, në mes të fjalimit Berisha u informua për zgjedhjen e Papës së ri, ku tha se “Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”.
“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan. Le ta urojmë. Le t’i urojmë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Kishës Katolike. Ndaj dhe ne rikthehemi te qytetari, do rikthejmë paratë te ju”-ishte mesazhi i Berishës.