Shaqir Sinani, u vra sot nga vëllai i tij në rrethana ende misterioze. Për qytetin e Gramshit, ai njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh.
Autori, Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë ditën e sotme bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeç dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç për motive që ende nuk dihen. Fillimisht mësohet se ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë së autorit dhe e ka vrarë.
Nga deklararata e dhëna nga fqinjët mësohet se ata nuk ishin në dijeni të kishte ndonjë konflikt mes tyre, por pohojnë se së fundmi kishin dëgjuar se autori i këtij krimi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
/Gazeta Express
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...