U vra nga burri në Greqi, sot Marjolës i jepet lamtumira në Korçë, familjarët në gjendje shoku - Gazeta Express
string(92) "u-vra-nga-burri-ne-greqi-sot-marjoles-i-jepet-lamtumira-ne-korce-familjaret-ne-gjendje-shoku"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 9:42

U vra nga burri në Greqi, sot Marjolës i jepet lamtumira në Korçë, familjarët në gjendje shoku

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 9:42

Mëngjesin e kësaj të marte, po zhvillohet ceremonia e pritjes për Marjola Nakoleci, 36-vjeçaren e vrarë nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, më 22 gusht në Volos të Greqisë. Trupi i pajetë i viktimës u soll në Korçë të hënën dhe do të prehet në varrezat e qytetit. Miqtë dhe familjarët janë mbledhur për të dhënë lamtumirën e fundit, ndërkohë që kanë kërkuar ndalim të pranisë së mediave, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Marjola ishte nënë e katër fëmijëve, tre prej të cilëve të mitur, dhe përjetoi një tragjedi të tmerrshme. Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00 të sotme, me praninë e familjarëve dhe fëmijëve që shoqëruan trupin e nënës nga Greqia.Në Greqi, hetimet ndaj Pandeli Nakolecit po vazhdojnë, dhe ai do të dalë sot para Gjykatës së Volosit për masën e sigurisë. Ai ka shprehur pendesë, por ka dhënë versione të ndryshme lidhur me ngjarjen, duke aluduar në tradhti dhe probleme të tjera të familjes.