U vra në sallën e gjyqit, sot mbahen homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja - Gazeta Express
string(71) "u-vra-ne-sallen-e-gjyqit-sot-mbahen-homazhe-per-gjyqtarin-astrit-kalaja"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 8:35

U vra në sallën e gjyqit, sot mbahen homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 8:35

Këtë të mërkurë do të përcillet për në banesën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pasi dha verdiktin për një konflikt pronësie.

Në njoftimin e vdekjes të gjyqtarit thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.

Gjithashtu sot më datë 8 tetor 2025, nga ora 9:00-11:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.

Vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë në datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem, Shkodër”, thuhet në njoftimin e familjes. /euronewsalbania