U vra në burgun e Peqinit, familjarët e Arben Lleshit: Nuk është familjari ynë! Prokuroria kërkon kryerjen e ADN-së - Gazeta Express
string(112) "u-vra-ne-burgun-e-peqinit-familjaret-e-arben-lleshit-nuk-eshte-familjari-yne-prokuroria-kerkon-kryerjen-e-adn-se"

U vra në burgun e Peqinit, familjarët e Arben Lleshit: Nuk është familjari ynë! Prokuroria kërkon kryerjen e ADN-së

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2024 11:27

“Arben Lleshi nuk është i afërmi jonë”. Ky ka qenë pretendimi që është ngritur sëfundmi nga familjarët e viktimës, i cili u vra pak kohë më parë nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit.

Duke marrë në konsideratë këto pretendime, gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas krahasimit te ADN do të jepet leja bashkisë për të kryer varrimin.

Lexo Edhe:

Familja e Lleshit deri më tani ka refuzon të kryeje ceremoninë e varrimit, nga frika e hakmarrjes ndërsa së fundmi kanë ngritur pretendimet se nuk është i afërmi i tyre. Do të jetë ADN-ja ajo që do të shuaj dyshimet e hetuesve.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar.

Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Mjacaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015. Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje.

Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër.