U vra në atentat mafioz, bllokohen makinat e blinduara të “El Padrinos” së Vlorës - Gazeta Express
string(78) "u-vra-ne-atentat-mafioz-bllokohen-makinat-e-blinduara-te-el-padrinos-se-vlores"

Gazeta Express

14/02/2020 19:07

U vra në atentat mafioz, bllokohen makinat e blinduara të “El Padrinos” së Vlorës

Gazeta Express

14/02/2020 19:07

Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara gjatë kontrolleve në qytet.

ABC mëson se vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura të nëntokës në Vlorë.

Lexo Edhe:

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt.

Ky i fundit u vra në një atentat mafioz një vit më parë në Durrës bashkë me shokun e tij.