Kremlini hodhi poshtë akuzat nga 5 vende europiane se shteti rus vrau kritikun e regjimit, Alexei Navalny, 2 vite më parë duke përdorur toksinë nga bretkosat helmuese.
Zëdhënësi Dmitei Peskov tha se pretendimet ishin tërësisht të pabaza. Navalni, zëri më i fortë kundër Putinit vdiq në shkurt të vitit 2024 në moshën 47-vjeçare në një burg në Arktik, një muaj para se shefi i Kremlinit të rizgjidhej president, pas zgjedhjeve që sipas perëndimit nuk ishin as të lira e as të drejta.
Në një deklaratë të përbashkët gjatë fundjavës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda thanë se analizat nga mostra të trupit të Navalnit kishin konfirmuar praninë e epi-bati-dinës, një toksinë te bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut, të cilat nuk gjenden zakonisht në Rusi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov u tha gazetarëve të hënën se Moska po i sheh me sy shumë negative pretendimet europiane, që sipas tij janë të rreme.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...