U vodhën 3700 ujëmatës në Tetovë, rasti nuk është paraqitur në Prokurori - Gazeta Express
string(71) "u-vodhen-3700-ujemates-ne-tetove-rasti-nuk-eshte-paraqitur-ne-prokurori"

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:31

U vodhën 3700 ujëmatës në Tetovë, rasti nuk është paraqitur në Prokurori

Maqedoni

Gazeta Express

06/03/2026 10:31

Në Komunën e Tetovës janë vjedhur 3700 ujëmatës, por rasti nuk është paraqitur në prokurori, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

Në seancën e Këshillit Komunal, këshilltari nga ‘Më Mirë për Tetovën’, Agron Arifi kërkoi llogaridhënie për instalimin e ujëmatësve në vitin 2025, ndërsa më pas drejtori i NPK ‘Sharri’, Valon Zeqiri njoftoi se janë vjedhur 3700 ujëmatës.

“Ujëmatësit janë të cilët kanë ngelur nga viti 2014, ka pasur gjithsej diku te 10 mijë ujëmatës, por vetëm 6 mijë kanë qenë të instaluara, prej tyre 3700 janë vjedhur dhe 300 që kanë ngelur aty i kemi instaluar te Lagja 146”, tha Zeqiri.

Por rasti nuk është denoncuar në Prokurori deri tani.

“A e keni denoncuar në Prokurori vjedhjen? Kjo është vepër penale, ju si udhëheqës e keni si detyrim, keqpërdorimet që ndodhin në ndërmarrjen tuaj ju duhet t’i denonconi”, tha Agron Arifi.

Zeqiri tha se nuk e kanë denoncuar, pasi rasti nuk ka ndodhur në periudhën kur kam qenë ai në krye të ndërmarrjes, por se janë vjedhur para 4 viteve.

Nga Më Mirë për Tetovën i kanë bërë thirrje Prokurorisë të hetojë rastin.

Portalb.mk kërkoi nga Prokuroria nëse do veprojnë në këtë rast, por nga ky institucion nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske.

Advertisement
Advertisement
Advertisement