Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka kritikuar qeverisjen e Alban Hysenit në Gjilan, duke thënë se kanë dështuar.
Rashiti ka tha se qasja ka qenë e gabuar, ndërkaq rrjedhoj dështimi kryesor ishte në arsim, zhvillim ekonomik e infrastrukturë.
Tutje ka thënë se Alban Hyseni nuk ka ekip që përbëhet nga njerëz të dëshmuar profesionalisht.
“Janë tri faktorë që kanë dështu në qeverisje, e para ka qenë qasja e gabune që është nisur nga fillimi ku është vepru me inate për shkak të një ish-kryetari komunës shumë projekte janë anulu, janë ndërpre me qëllime, pa arsyetime të forta, kjo ka bërë shumë projekte të dështojnë”.
“E dyta ka qenë joprofesionalizmi edhe sot ky kryetar komune ka tregu që nuk ka ekip të punës, nuk ka njerëz të dëshmuar profesionalisht, pa përvoje dhe të pa përgatitur për me i menaxhu sektorët e rëndësishëm, por sidomos ka dështu te arsimi, zhvillimi ekonomik e infrastruktura”, ka thënë ai. /Gazeta Express