Sipas analistit Ilir Mirena, kandidati i VV-së për Prishtinën Hajrulla Çeku nuk e ka dhënë asnjë përgjigje konkrete “as për trafikun, as për sheshin, as për shëndetësinë, problemin e shkollave…”, teksa komentoi debatin e sontëm në Debat Plus.
Ai tha se për nga ofertat që kanë shpalosur sonte për kryeqytetin, kandidati “Hajrulla Çeku ka qenë zero”.
“z.Çeku sonte është tregu goxha dinak në përballje me Përparimin dhe Uranin. Bash kurgjë konkrete nuk ka ofru, mirëpo në pjesën dërmuese të debatit krejt kohën ka insistu me bë pyetje me atë stilin qysh e ka VV me të akuzu për të kaluarën”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.
Sipas tij, “Përparimi e ka dominu”.
“Unë vazhdimisht kam thënë që në balotazh do të shkojnë Përparim Rama dhe Uran Ismaili, me sonte kjo bindje më është përfërcuar”, tha Mirena në Pressing.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...