U transferua për titullar, por Roma është e lumtur që nuk ka obligime ndaj Liverpoolit për Tsimikasin - Gazeta Express
string(100) "u-transferua-per-titullar-por-roma-eshte-e-lumtur-qe-nuk-ka-obligime-ndaj-liverpoolit-per-tsimikasin"

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 18:35

U transferua për titullar, por Roma është e lumtur që nuk ka obligime ndaj Liverpoolit për Tsimikasin

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 18:35

Kostas Tsimikas u nënshkrua nga Roma me shpresën për ta bërë titullar të rregullt në krahun e majtë, por paraqitjet e tij kanë bërë që klubi të jetë i lumtur që nuk pati asnjë detyrim ndaj Liverpoolit.

Negociatat zgjatën për një kohë gjatë verës, me specialistin grek që i kërkonte Liverpoolit ta linte të largohej, pasi ishte entuziast për projektin e verdhekuqve.

Disa muaj më vonë, gabimet e shumta dhe paraqitjet pa ndikim e kanë shtyrë ish-lojtarin e Liverpoolit gjithnjë e më poshtë në hierarkinë e skuadrës.

Situata është aq e keqe saqë edhe kur Angelino u përjashtua për disa javë, duke krijuar emergjencë në krahun e majtë, Gian Piero Gasperini preferoi të zhvendoste Ëesley në anën tjetër në vend që të aktivizonte Tsimikas.

Nuk mund të themi ende se eksperienca në Qytetin e Përjetshëm po përfundon për Tsimikas.

“Ajo që mund të konfirmojmë është se Roma nuk ka aspak keqardhje që marrëveshja e tyre me Liverpoolin ishte një huazim i thatë, pa asnjë garanci apo detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm”, raporton “Football Italia”./GazetaExpress/