U tha se u rrëzua nga kati i tretë i banesës, vdes në rrethana misterioze vëllai i Saimir Taullaut në Lushnje - Gazeta Express
string(108) "u-tha-se-u-rrezua-nga-kati-i-trete-i-baneses-vdes-ne-rrethana-misterioze-vellai-i-saimir-taullaut-ne-lushnje"

U tha se u rrëzua nga kati i tretë i banesës, vdes në rrethana misterioze vëllai i Saimir Taullaut në Lushnje

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 12:21

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e ndodhur në Lushnje, ku policia tha se vdiq një 58-vjeçar për shkak se ra nga kati i tretë i banesës. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se shtetasi që ka humbur jetën është Albert Taullau, vëllai i Saimir Taullaut, me precedentë të theksuar kriminal.

Vetë viktimës i kanë bërë dhe atentat me eksploziv në biznesin e tij, nga i cili nuk mori lëndime.

Lexo Edhe:

Familja Taullau njihet për rivalitetin me bandën e Aldo Bares, pasi njëri vëlla Baki Taullau iu vra në atentat në 2005 kurse Saimir Taullau gjithashtu u plagos në vitin 2018.

Vitin e kaluar Saimir Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut me qëllim ekstradimin në Zvicër ku isht dënuar me 4 vite burg për trafik droge.

Ndërkohë disa javë më parë në Durrës u shoqëruan djali dhe kushëriri i tij, Sajmojen dhe Klajdi Taullau, të dyshuar për disa vepra kriminale.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.