string(108) "u-tha-se-po-e-kerkojne-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe-kreu-i-ffk-se-ademi-e-sqaron-situaten-e-selektorit-foda"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 10:46

U tha se po e kërkojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kreu i FFK-së, Ademi e sqaron situatën e selektorit Foda

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 10:46

Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Wahda ka hyrë në negociata të avancuara për të emëruar gjermanin Franco Foda, 59 vjeç, si trajnerin e ri të skuadrës. 

Foda është aktualisht në krye të Kosovës dhe ka një përvojë të gjatë si trajner në futbollin evropian.

Foda po bën punë të mirë te “Dardanët”, që gjenden pak para nisjes së eliminatoreve për Kampionatin Botëror, shkruan “Gazeta Express”.

Al-Wahda po synon të përforcojë stafin teknik me përvojë ndërkombëtare, ndërsa pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të ardhmen e Fodës dhe për projektin e ri të klubit nga Mekka.

E rreth kësaj teme, gjithçka ka sqaruar kreu i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër.

Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, shkroi Ademi. /Gazeta Express