string(86) "u-tha-se-do-te-performonte-ne-eurovision-2025-celine-dion-ka-nje-mesazh-nuk-do-te-doja"

Yjet

Gazeta Express

14/05/2025 21:04

U tha se do të performonte në Eurovision 2025, Celine Dion ka një mesazh: Nuk do të doja…

Yjet

Gazeta Express

14/05/2025 21:04

“Është vendi që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të jem pjesë e diçkaje kaq të jashtëzakonshme”

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka bërë në paraqitje të rrallë në gjysmëfinalen e parë të Festivalit të Këngës në Eurovision, me një mesazh të shkurtër të regjistruar.

“Nuk do të doja asgjë më shumë se sa të isha me ty”, tha 57-vjeçarja në një video, duke përjashtuar mundësinë se ajo mund të jetë e pranishme aty.

Kujtojmë se artistja fitoi konkursin për Zvicrën në vitin 1988 dhe ishte përfolur se ajo do të ngjitej në skenën e madhe të Eurovision që po mbahet në Bazel.

“Zvicra do të mbajë përgjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Është vendi që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të jem pjesë e diçkaje kaq të jashtëzakonshme”, tha këngëtarja e famshme.

Edhe pse Dion nuk mundi të ishte atje personalisht, ky ishte një sukses për organizatorët. Celine është larguar nga vëmendja e publikut vitet e fundit për shkak të problemeve shëndetësore, një gjendje neurologjike që shkakton spazma muskulore dhe ia vështirëson ecjen.

Pas një pushimi katërvjeçar, ajo bëri një rikthim emocional në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar, duke kënduar klasiken e Edith Piaf, Hymne à l’Amour, nga Kulla Eiffel.

Spekulimet për një paraqitje të mundshme në Eurovision kanë qenë në rritje që kur këngëtari zviceran, Nemo, fitoi konkursin e vitit 2024. Në videon e saj, Dion tha se ishte “e bukur dhe emocionuese” të shihte këngëtarin e ri duke ngritur trofeun dhe kujtoi se fitorja e saj në vitin 1988 “ishte një moment që i ndryshoi jetën”.

“Popullit të Zvicrës, faleminderit për dashurinë tuaj”, vazhdoi ajo: “Kjo natë është e juaja dhe shpresoj që të ndiheni po aq krenarë sa unë”.

Ndërkohë kujtojmë se Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaluan në finalen e madhe. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.

Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.