U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit - Gazeta Express
string(93) "u-terhoq-ne-momentin-e-fundit-sdihet-arsyeja-se-pse-vuciq-nuk-mori-pjese-ne-samitin-e-shkupit"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 13:25

U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 13:25

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ishte paraparë që të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai nuk po merr pjesë në këtë ngjarje.

Vuçiq është tërhequr momentin e fundit nga ky event.

Derisa nuk dihet se pse shefi i shteti serb nuk ka qenë i pranishëm në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut.

“Publikisht edhe mbi atë që u tha nuk ka pasur as ndonjë pyetje as ndonjë arsye se pse presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk ka marrë pjesë në këtë samit”, transmeton KlanKosova.